Vendodhja
Rruga Hajdar Hidi, Tirana, Albania
Na telefononi
‪+355 68 499 4451‬
Na kontaktoni me email
[email protected]
Oret e Punes
E Hene - E Premte: 9:00 - 19:15| E Shtune: 10:00-13:00

Sindroma e tunelit karpal !

Sindroma e tunelit karpal definohet si neuropati kompresive simptomatike e nervit median si pasojë e komprimimit të tij ndërsa kalon në tunelin karpal në nivelin e artikulacionit radiokarpal të dorës. Eshtë neuropatia më e shpeshtë, përbën 90% të rasteve me neuropati kompresive.

Stadi i parë pacienti mund të zgjohet nga gjumi si pasojë e nje sensacioni të bezdisshëm, diskomfort; dhimbje, mpirje, mizërim, ndjesinë e një dore të enjtur. Dhimbje të forta që vine nga artikulacioni radiokarpal, që përhapet në parakrah, krah dhe sup, ndjesinë e shpimit të gjilperës në gishta që njihet ndryshe edhe si brakialgjia parestetike nokturne.

Shoqërohet me kufizim, ulje apo humbje të ndjeshmërise në zonën e inervimit të nervit median; gishtit të madh, gishtit tregues, gishtit të mesit dhe gjysmës së gishtit të unazës. Pacientët vënë re se shkundja apo lëvizja e dorës do të qetësojë dhimbjen dhe se dora e tyre mund të ndjehet e fryre në mëngjes.

Stadi i dytë përfshin simptomat gjatë ditës. Këto mund të ndjehen veçanërisht kur pacienti kryen lëvizje të përsëritura të dorës ose nëse mban dorën në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Mund të vërehet ngathtësi ne përdorimin e dorës për të kapur objekte, duke rezultuar edhe në rënien e objekteve nga dora.

Stadi i tretë dhe i fundit ndodh kur është instaluar hipotrofia ose atrofia e eminencës, muskujve thenare dhe vështiresohet opozicioni i gishtit të madh. Kur arrihet kjo fazë, pacienti nuk paraqet më simptoma të sensibilitetit.

Drejtohuni ne : Fizio Tirana per te marre sherbimin e duhur nga stafi I duhur ne kohen e duhur . Shendeti juaj prioriteti yne kryesor Konsulta falas . Ne ju mirepresim . Per me shume informacion ose per rezervime na kontaktoni ne DM ose ne nr tone :

0685491929

0676475708

0684994451

Adresa jone :

Rruga hajdar hidi prane rruges se kavajes perballe xhamise dine hoxha . Shume prane qendres .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *