Fashiti plantar!
Fashiti plantar është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së thembrës.
Fasha juaj plantare është një tufë e trashë fibroze indi lidhor që del nga sipërfaqja e poshtme e kockës së thembrës dhe zgjatet përgjatë shputës së këmbës në drejtim të gishtave të këmbës.
Fasha plantare vepron si kufizues pasiv për sheshimin e tepërt te harkut të shputës së këmbës. Kur fasha plantare zhvillon këputje të vogla ose inflamohet, kemi të bëjmë me atë që njihet si fashiti plantar.
Çfarë e shkakton fashitin plantar?
Fashiti plantar është një nga ato dëmtime që shfaqet papritur pa arsye të dukshme. Megjithatë, fashiti plantar shkaktohet prej njërit nga problemeve të mëposhtme.
Këto probleme përfshijnë dëmtime tërheqjeje ose shtypjeje. Fashiti plantar më shpesh ndodh në rastet e sporteve me vrapim, veçanërisht ata që ushtrojnë vrapimin me maja të gishtave dhe jo vrapimin me thembër.
Shpesh diagnostikohet në individë me biomekanikë të dobët të këmbëve që mbingarkojnë fashën plantare. Shputa e këmbës e sheshtë ose një kontroll i dobët i muskujve të harkut të shputës së këmbës janë dy shkaqet kryesore të fashitit plantar.
Drejtohuni ne : Fizio Tirana per te marre sherbimin e duhur nga stafi I duhur ne kohen e duhur . Shendeti juaj prioriteti yne kryesor Konsulta falas . Ne ju mirepresim . Per me shume informacion ose per rezervime na kontaktoni ne DM ose ne nr tone :
0685491929
0684994451
0676475708
Adresa jone :
Rruga hajdar hidi prane rruges se kavajes perballe xhamise dine hoxha . Shume prane qendres .